Disa persona janë gjuajtur sonte me armë zjarri në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.