Memli Krasniqi është kandidati zyrtar për të parin e PDK-së, mirëpo, sipas Betim Gjoshit, edhe Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij në ditët në vazhdim.
Gjoshi tha se nuk janë vetëm këta dy emra, pasi, siç pretendon ai, PDK-ja ka disa figura meritore për këtë post.
“Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij, mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi për Kanal 10.
Gjoshi tutje shtoi se Konventa e 10’të e PDK’së do të fillojë të shtunën me 3 korrik në ora 9:30.
PDK ka qenë prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.