Site icon PrishtinaPress

Gjoshi: Pas Nagip Krasniqit, edhe një anëtar i Bandës Zdravo paska përfunduar në pranga

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka.

Gjoshi e quajti Mujkën anëtar të ‘bandës Zdravo’.

“Pas Nagip Krasniqit, edhe një anëtar i Bandës Zdravo paska përfunduar në pranga”, shkroi ai.

Ai i kërkoi kryeministrit Kurti të mos pengojë drejtësinë dhe të mos sulmojë prokurorët dhe gjykatësit, derisa tha se Martin Berishaj duhet të arrestohet.

“Dyzit duhet t’i shtohen katet. Duhet më shumë hapësira për Bandën Zdravo, Mimozën, Rozetën, Radojçiqin, e të tjerët me radhë. Kryeministër, lëre drejtësinë të bëjë punën e saj. Mos dil tash në foltoren e Kuvendit dhe të sulmosh Prokurorët e Gjykatësit, si në rastin e Nagip Krasniqit”, ka shkruar Gjoshi.

Exit mobile version