Site icon PrishtinaPress

Gjoshi, Kurtit: Dil në Kuvend, trego për këto takime me Vuçiqin, mos u fsheh pas Dimalave e Bajqinovcave

Nga Partia Demokratike e Kosovës i kanë reaguar edhe njëherë kryeministrit Kurti për ftesën që ky i fundit ua dërgoi partive opozitare për takim.

Në një postim në Facebook, zyrtari i lartë i kësaj partie, Betim Gjoshi, ka thënë se sipas tij, Kurti nuk po kërkon consensus politik.

Gjoshi thotë se Kurti e ka për qëllim të dalë e të gënjejë se ishte i vetmi që mbrojti interesin e Kosovës.

“Kryeministër, është një vend që e quajnë Kuvendi i Kosovës. Shko aty dhe informo qytetarët se çka ke ba veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin?”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Gjoshit:

Albin Kurti nuk po kërkon konsensus politik. Ai po dëshiron që ta mbajë një takim larg qytetarëve dhe pas një kohe të dalë e të gënjejë se i vetmi që në këto takime mbrojti interesin e Kosovës ishte ai, kurse opozitarët ishin të gatshëm që ta kthenin Serbinë në Kosovë.

Këto nuk i përbin më askush. Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm po dyshojnë në sjelljen e tij.

Kryeministër, është një vend që e quajnë Kuvendi i Kosovës. Shko aty dhe informo qytetarët se çka ke ba veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin?

Çka janë gjithë këto drafte pas veç 2-3 takimeve me Vuçiqin?

Çka janë këto negociata nëpër terr me presidentin e Serbisë?

Tregoju qytetarëve çka ke ba!

Mos ik dhe mos u fsheh pas Dimalave e Bajqinovcave!./Prishtinapress/

Exit mobile version