Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po i shërben Serbisë, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mënyra se si ai çdo ditë i trajton zyrtarët e lartë të SHBA-ve, tregon se është në shërbim ndaj Serbisë, që nuk mund ta bëjë as Vuçiqi.
Ai ka thënë kështu derisa ka komentuar deklaratën e Kurtit se Escobar është më bujari me Serbinë.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë!
Po-po, po i shërben Serbisë!
Ne duhet ta themi pa asnjë ngurrim dhe ta përsërisim çdo ditë se mënyra se si po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’ia japë vendit të tij.
Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë.
Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar./Prishtinapress/