Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Albin Kurti, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.
Sipas tij, këto janë ngjarje të kota me majtistë dhe të parëndësishme për shtetin e Kosovës.
Ai thotë se sot Kurti ka hequr dorë nga kontrolli i veriut.
“Nuk ka asgjë më urgjente dhe më me interes për Republikën e Kosovës se të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial. Por, jo! Albin Kurti, në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova”, shkroi ai në Facebook./Prishtinapress/