Drejtuesi i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të tregojë se më 2 maj kush po ia shkruan “Zajednicën”.
Në postimin e tij, Gjoshi ka shkruar se “të gjithë po e dijnë dhe po e tregojnë se çka do të ndodhë me 2 maj, por vetëm Albin Kurti po mundohet ta mbajë fshehtë”.
“Me 2 Maj, Albin Kurti po e jetëson Zajednicën! Kryeministër, dil dhe trego për 2 Majin edhe se kush po ta shkruan Zajednicën”, ka shkruar Gjoshi.
Kryeministri Albin Kurti, me 2 maj do të takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pika e parë e takimi do të jetë çështja e të pagjeturve ndërsa si pikë e dytë prezantimi i draftit për Asociacionin.