Site icon PrishtinaPress

Gjoshi i PDK-së e quan mashtrues Kurtin: Më përpara shkon në Norvegji, se në Deçan

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka pasur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ende nuk ka reaguar për helmimin e mbi 900 personave në komunën e Deçanit.

Gjoshi e ka quajtur kryeministrin Kurti, mashtruesin e Kosovës, duke thënë se i njëjti ka humbur e më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në Deçan.

“Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.  Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.  Por, jo”, ka shkruar ai.

“Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan. Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve”, shtoi Gjoshi.

Exit mobile version