4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjoshi i PDK-së e quan Haki Abazin hajn të parave të OJQ-ve që e ka blerë pozitën e zvkryeministrit nga Albin Kurti

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi i është kundërpërgjigjur deputetit të LVV Haki Abazi për akuzat që ky i fundit ia ka bërë sot PDK-së.

Gjoshi ka thënë se Haki Abazi i cili po synon të bëhet zëvendësktyeministër, ka qenë hajn i parave të OJQ-ve të cilat sipas Gjoshit ia ka dhënë Albin Kurtit dhe VV-së për tu bërë zëvendëskryeministër.

Gjoshi i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së shtetit që ta intervistojë Haki Abazin për shpifjet e tij.

“Prokuroria e Kosovës dhe kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi duhet të veprojë në akuzat e rënda të këtij zagari që lehë, në të kundërtën ai merr përgjegjësinë e akuzave të tilla të rënda në fshehjen e krimit dhe kriminelëve vrasës të pasluftës. Kjo është jo vetëm kërkesë publike, por edhe domosdoshmëri institucionale!”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Betim Gjoshit:

I kuqi i parave të dyshimta në Kosovën e pasluftës në emër të OJQ-ve, Haki Abazi e paska sulmuar rëndë PDK-në për vrasje politike.

I njejti, për dy dekada, me para të huaja, ka folur zi e terr dhe ka vepruar kundër Kosovës.

I kuqi i sotshëm i së kuqes së terrorit nga Syri i Popullit, i akomoduar në LVV dhe me premtimin për postin e zëvendëskryeministrit, me çmimin e parave të dhëna donacione të fshehta dhe të dyshimta për Albin Kurtin, paska lehë sot kundër PDK-së.

Prokuroria e Kosovës dhe kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi duhet të veprojë në akuzat e rënda të këtij zagari që lehë, në të kundërtën ai merr përgjegjësinë e akuzave të tilla të rënda në fshehjen e krimit dhe kriminelëve vrasës të pasluftës.

Kjo është jo vetëm kërkesë publike, por edhe domosdoshmëri institucionale!

Për publikun, duhet të thuhet edhe diçka – nuk është e çuditshme që një pretendent i tillë i lartë i LVV-së, për pozitën e zëvendëskryeministrit tani, të akuzojë për vrasje politike PDK-në me akuzat e agjentit vrasës serb në Kosovë, Nazim Bllaca, pikërisht nga një eksponent si Haki Abazi, i cili në zgjedhjet e fundit u akuzua në public për babain e tij si një bashkëpunëtor i Serbisë dhe çka pati si pasojë rrahje të rëndë mes tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img