7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjoshi i PDK: Pjesëtarët e bandave në veri po lirohen në koordinim me Radjoçiçin

Sekretari i PDK, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin Kurti se të dyshuarit për sulme ndaj gazetareve po i liron në koordinim me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojqiçin.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës po i liron serbët e arrestuar nën dyshimin për vepra të rënda penale me të njëjtën strategji që dikur ka liruar ish-policin serbe, Dejan Pantiç.

“Kryeministër, ti si bashkëpunëtor i kryekriminelit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqit, je duke i liruar pjestarët e bandave të tij”.

“Qeveria Zdravo po shtiret sikur nuk po e din se pse po lirohen serbët e arrestuar nën dyshimin për vepra të rënda penale, por strategjia që e keni përdorur me lirimin e Pantiqit, nuk iu dhezë më. Të gjithë po e dijmë se ju koordinoheni me Milan Radojçiqin. Edhe lirimin e tyre e keni të koordinuar”, ka shkruar Gjoshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img