Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti ua ka paguar rrymën në veri serbëve, me paratë e pagave që ua ka ndalur mësuesve e zyrtarëve të komunave.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në veri rryma është pa pare e pa ndalesa, e midis Prishtinës reduktimet 2 me, 4 pa rrymë.
Postimi i tij i plotë:
Paret e pagave që ua ka ndalë mësuesve e zyrtarëve të komunave sot, Albin Kurti i ka harxhu për me e pagu rrymën e serbëve në veri. Në veri rryma është pa pare e pa ndalesa, e midis Prishtinës reduktimet 2 me, 4 pa rrymë. #ErdhiDita