Home Kuzhina Gjoks pule në furrë me pjeshkë dhe mustardë

Gjoks pule në furrë me pjeshkë dhe mustardë

Gjoks pule në furrë me pjeshkë dhe mustardënje tav me shije te vecant qe nuk e keni provuar ndonjeher.

Përbërësit

  • 4 kofsha pule, ose gjoks pule
  • 1 gotë me reçel pjeshke
  • 2 lugë gjelle salcë soje
  • 1 lugë gjelle mustardë dijon
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Trumëz
  • Fletëza chili.

Udhëzimet

  1. I japim një valë mishit te pulës dhe e derdhim ujin.
  2. E vendosim në tavë dhe e kriposim dhe piperosim. Shtojmë dhe pak trumëz dhe vaj ulliri.
  3. Pëgatisim salcën duke bashkuar reçelin e pjeshkës, mustardën dhe sojën.
  4. E hedhim salcën mbi pulë. Shtojmë disa feta pjeshkë, pak chili dhe e fusim në furrë.
  5. E pjekim për 35-40 minuta në temperaturë 200⁰C , deri sa salca të jetë trashur.
  6. P.s pas 20 minutave e hapim pak furrën dhe me lugë shtojmë nga lëngu i tavës sipër pulës. Kjo do të bëj që pula të ruaj butësinë.
  7. Ju befte mir!
Exit mobile version