4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Gjobitet Spitali i Gjakovës, në të nuk respektohej ligji i duhanit

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka marrë një gjobë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Bëhet fjalë për mosrespektimin e ligjit të duhanit, i cili po kërkohet të respektohet me rigorozitet nga ana e ministrit Faton Peci.

Burime të Indeksonline pohojnë se inspektorët e AUV-it kanë vizituar spitalin, në të cilin është vënë re se nuk respektohej fare ligji që ndalon rreptësisht konsumimin e duhanit në hapësira të mbyllura.

Burimet thonë gjithashtu se Spitalit i është shqiptuar gjoba prej 3 mijë eurosh.

Sipas ligjit të hyrë në fuqi rreth 10 vite më parë, pirja e duhanit ndalohet në hapësira publike, të hapura apo të mbyllura.

Ligji thotë se, nëse tymoset duhan në hapësirat ku është e ndaluar me ligj, për subjektet afariste gjoba është nga njëmijë deri në tre mijë euro, ndërsa për personin fizik 30 deri në 50 euro.

Implementimin e tij e ka marrë seriozisht ministri Peci, i cili po ndjek nga afër bizneset dhe hapësirat e parapara për këtë ligj, nëse të njëjtin po e respektojnë apo jo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img