Policia në Ferizaj e ka gjobitur një shofer pasi në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h.
Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”