Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, policia ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h, po drejtonte veturën me shpejtësi 173 km/h.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi në fjalë është ndaluar dhe gjobitur.
Ai është dënuar me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim të drejtimit të veturës për tre muaj.
“Policia në Mitrovicë do të vazhdojë me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk ju përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik” bëhet e ditur në njoftim.