Në hapje të fushatës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Ardian Gjini i është kundërpërgjigjur për përgojimin të qytetit të vet, Kryeministrit të Ksoovës, Albin Kurtit dhe ish-kryetares së kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila.
“Gjakova nuk flet tinëz, as me Radojçiqin as m’e kërkon. Kur flasin tinëz, ata flasin në emër të Kurtit, se ai mshehet. I shtin tjerët me fol. Por, Gjakova ka fol qysh o desht, edhe sot me këdo që flasin, edhe me armiqt tanë, flasim në dritë, por kurrë nuk flasim për diçka që nuk është në interes të Kosovës. Në emën tonin, por në emër të atij të asaj fjalës që ka përdor. Tash p’ju foli për Gjakovë”, tha Gjini