3.3 C
Pristina
Monday, November 11, 2024

Buy now

spot_img

“Gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë”, Kurti deklarohet pas takimit ne Dendias

Kosova gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Greqisë, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Se në çka konsiston mbështetja greke ndonëse shtet monjohës ndaj mëvetësisë së shtetit të Kosovës, Kurti tha se Greqi mbështet lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen, integrimit evropian të vendit, si dhe mbështetëse e procesit të dialogut të fascilituar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Dendias darkuan në një restaurant në periferi të Prishtinës, pas takimit paraprak që kryediplomati grek pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme”.

“Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe po ashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img