-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Gjithçka gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t”, Shqipëria siguron nënshkrime nga disa shtete evropiane

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa ka replikuar me deputetin Tritan Shehut i cili foli për Kosovën dhe mbështetjen që do duhej dhënë nga Shqipëria, tha se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t.

Në fjalën e tij ai theksoi se janë mbledhur firmat nga më shumë se 5 vende dhe nga 20 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE, në kundërshtim të këtij raporti.

“Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar 14 Prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20. Ne po ecim përpara me rezolutën, kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske. Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë’, tha Balla

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img