11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjithçka gati për rastin ‘Veteranët’, Gjykata ua dërgon ftesat të akuzuarve

Ftesa për pjesëmarrje në seancën e rastit ‘Veteranët e rrejshëm’ tashmë iu ka shkuar të dyshuarve të këtij rasti.

Në fund të këtij muaji pritet të mbahet seanca ku do të vendoset kërkesa e Prokurorisë Speciale për masë të përkohshme lidhur me rastin ‘Veteranët e rrejshëm’.

Më 28 janar është caktuar të mbahet seanca e parë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se seanca lidhur me lëndën PKR.nr.230/18 është caktuar të mbahet me datën 28 janar 2019”, ka bërë të ditur Gashi.

Nuredin Lushtaku i cili është një ndër të akuzuarit për këtë vepër penale, e ka pranuar për lajmi.net se ka marrë ftesë për pjesëmarrje në seancë.

“Po kam marrë ftesë nga gjykata dhe do të paraqitem”, ka thënë Lushtaku.

Po ashtu, ftesë nga gjykata ka pranuar edhe Agim Çeku. “Po më kanë dërguar ftesë dhe do të paraqitem”, ka thënë shkurt Çeku

Në shtator të vitit të kaluar lajmi.net raportoi ekskluzivisht për aktakuzën e plotë mbi 900 faqe që Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 12 të pandehurëve.

12 të pandehurit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e kishte kthyer aktakuzën mbrapa më 9 tetor, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale  përmirësimin e saj.

Aktakuza ishte kthyer me qëllim që të qartësohet se si e kanë kryer veprën penale të akuzuarit.

Pas kësaj, Prokuroria Speciale aktakuzën e plotësuar e ka dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img