3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjithçka gati për Kampionatin Evropian të Hapur në xhudo

Nesër (e shtunë) prej orës 10:30 do të nisë Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për nisjen e këtij kampionati.

Sot është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

KOK-u ka ftuar të gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img