Site icon PrishtinaPress

Gjithçka gati për Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Në panelin  “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”, ku do të diskutohen perspektivat e rajonit në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Përpos Gërvallës e Daçiqit pjesë e kësaj tryeze që mbahet pasdite është edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë, homologu i Gervallës nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, e ka ndar një fotografi nga Bledi, ku në foto shihet edhe Gervalla, por edhe ministrat e Kroacis, Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, mëngjes pune organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla- Schartz, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të Kroacisë, Gordan Grliç Rаdman, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, si dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Azhej Frangesh, i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornshtad, i Britanisë së Madhe, Lordi Stjuart Piç dhe i Austrisë, Johannes Ajgner”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version