Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.
Takimi kryesor i javës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit e Gjilanit. Suharekasit janë në formë shumë të dobët xhirot e fundit.
Në pesë sfidat e fundit kanë katër barazime e një humbje.
Edhe përkundër formës së dobët, kampionët janë vetëm një pikë larg vendit të parë.
Kundërshtari i tij, Gjilani me formë qëndron pak më mirë, kanë dy fitore, dy barazime e një humbje. Gjilanasit janë në pozitën e tretë me 40 pikë.
Të dyja ekipet tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare:

