-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Gjinovci: LVV po don me kapë një fakultet

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta “kapë” Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij, LVV po tenton ta “kapë” këtë fakultet duke lëshuar një vendim të paligjshëm lidhur me një ligjeratë.

“Edhe pse nuk ka mjaftueshëm orë pune për me marrë profesora të ri, këta po dojnë me leju që me 1 orë në javë ligjëratë të një lënde obligative me mujtë njerëzit me u zgjedhë profesora. Kjo bëhet për me i shti profesora disa asistentë të vet. Ky është krim ndaj cilësisë në arsim, krim ndaj buxhetit të UP-së” ka thënë Gjinovci.

Ai deklaron se këtë rast do ta kallëzojë penalisht, duke shtuar se një profesor në Universiteitn e Prishtinës i ka minimum gjashtë orë në javë ligjerata.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img