Site icon PrishtinaPress

Gjinovci: Kundërshtuesit e qeverisë po më duken sikur gomari që e ka ngrënë ujku dhe ka thënë “ishalla jam në ëndërr”

Aktivisti Rron Gjinovci tha se kundërshtuesit e qeverisë i duken sikur ‘gomari që e ka ngrënë ujkun dhe ka thënë; ishalla jam në ëndërr’.

Gjinovci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ata që dikur kanë qenë pjesë qeverive të kaluara, nuk mund të apelojnë tek 50 % i VV’së, por vetëm tek ajo pjesa që i ka humbur privilegjet.

Madje, Gjinovci tha se gazetari Valon Syla përfaqëson pjesën e pezmatuar që i ka humbur privilegjet.

“Më së shumti komentohen videot ku fol Shkëlzen Gasdhi e Valon Syla. Psh Valon Syla që e përfaqëson qat pjesën e pezamtume që osht ka i hup priviligjet dhe Shkëlzen Gashi që e përfaqëson pjesën e publikut që osht optimiste që mundet me u bo ma mirë.

A din qysh më doket mu, këta që e kundërshtojnë qeverinë aktuale, e që kanë qenë pjesë integrale e regjimit të kalum, apo regjimeve të kalume, më duken sikur magari që ka honger ujkun deri në gjyst edhe ka thonë ishalla jam në andërr. Këta nuk e kuptojnë që nuk kanë kurfarë efekti, këta smund me apelu 50 për qindshin. Këta mujnë me apelu te ajo pjesa e pezmatume që i hupin privilegjet”, tha ai.

Exit mobile version