1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjinovci fyen mësimdhënësit: Qeveria ka dështuar, i është dorëzuar shantazhit të analfabetëve

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjonovci, ka vazhduar fyerjet ndaj mësimdhënësve.

Duke e komentuar deklaratën kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, se sa të jetë kjo sindikatë nuk do të ketë test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, Gjinovci i ka quajtur mësimdhënësit analfabet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria ka dështuar dhe është dorëzuar para shantazhit të tyre.

Qeveria ka dështu. I është dorëzu shantazhit të analfabetëve. Cilësinë e arsimit të një vendi ku 76% e nxansave nuk dijnë me lexu, ia ka dorëzu analfabetave. Pra, Qeveria u dorëzu. Nuk po guxon me i shti në test krejt mësimdhanësat, por veç ata që dojnë ngritje page. Pse s’pe mshelni krejt Ministrinë e Arsimit lene le të vetëmenaxhohet arsimi, se edhe ashtu s’po vrehet puna e Qeverisë. Ka 3-4 qerdhe në vjet na i ndërtojnë Elvis Naçi e Halil Kastrati, s’kena nevojë me harxhu pa fund taksa për nji ushtri me 200 veta të MAShTI-t”, ka shkruar Gjjonovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img