2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjinovci e këshillon Kurtin që mos ta takojë Ramën, ja pse

Aktivisti Rron Gjinovci ia ka ofruar një “këshillë” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjinovci, e ka sugjeruar shefin e qeverisë që mos ta takojë homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, i cili të mërkurën do të zbarkojë në Prishtinë, për të vijuar turin e tij ballkanik.

Në analizën e tij, Gjinovci pretendon se nëse veç ndodh takimi mes të dyve, atëherë Rama do ta përdorte kartën e faktorizimit si “ndërmjetës” i dialogut Kosovë-Serbi, raporton Paparaci.

“Kurti s’bon me taku Ramën, sepse mbas takimit ai ka me përdor për me u faktorizu tutje si “ndërmjetësi” i dialogut edhe ka me organizu takime me liderë evropianë e me vazhdu me bo intriga kundër Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Rama, sot shkroi në Facebook se Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.

Ai tha pret nga Kurti që të konfirmojë takimin me të të enjten pasdite, transmeton Paparaci. Sipas Ramës, ujditë tashmë presin vetëm nënshkrimin e palës së Kosovës që të njëjtat futen në fuqi.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkroi ai në Twitter.

Pas Maqedonisë Veriore, Rama të enjten do të vijë në Kosovë. Ai i ka dy takime të konfirmuara, që fillojnë me presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdojnë më pas me kryekuvendarin, Glauk Konjufca./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img