Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë një deklaratë lidhur me menaxhimin e situatës në vend nga ana e kryeministrit Kurti.
Sipas tij, politika që po ndjek Kurti është rrezik për sovranitetin e Kosovës.
”Përmes këtyre përrallave po tentojnë të krijojnë edhe armiq të paqenë, përderisa në të vërtetë mu politika e ndjekur nga Kurti është rreziku i vetëm për sovranitetin e Kosovës.” ka thene ai.
Kujtojmë që AAK, pjesë e se cilës është edhe Gjini, është zotuar që në shtator do të nisë procesin për rrëzimin e Qeverisë.
Postimi i plotë:
PREJ KUJT PO E MBRON VERIUN DHE SI!?
Meqenëse ndarja e kosovës është opcion i pamundshëm, sepse SHBA e edhe BE janë pastër kundër një zgjidhjeje të tillë e jo pse e mbrojmë me luftë, përrallat e komentatorëve pro pushtet se ‘nuk mund të pajtohemi me humbjen e veriut’ është tentim lajthitje e popullit, deri në mëkat ndaj tij.
Përmes këtyre përrallave po tentojnë të krijojnë edhe armiq të paqenë, përderisa në të vërtetë mu politika e ndjekur nga Kurti është rreziku i vetëm për sovranitetin e Kosovës.
Ky narracion e mbjell ndjenjën antiperendimore tek një pjesë e popullit, sepse në mënyrë të tërthortë dhe të rrejshme e përqon mesazhin se perendimi po e kërkon ndarjen e Kosovës, ndërsa Kurti kinse po e mbronë.
Përmes këtyre mesazheve, po tentohet të justifikohet prishja e marrëdhënieve me aleatët e vetëm të Kosovës, me efekte shkatërruese, deri në prishje reale. Po kamuflohen edhe dështimet totale në qeverisje por për këtë një herë tjetër.
Pyetja që duhet të shtrohet tani është:
Prej kujt po e mbron veriun Kurti?
1. Nëse thotë se e mbron prej Serbisë, duhet ta kishte ditur deri tani se nuk mundet pa aleatët (lexo pa SHBA)
2. Nëse thotë se po e mbron prej aleatëve (tmerrësisht gabim) atëherë është shndërruar në Don Kishot. Nuk po di kundër kujt po lufton, po çpik armiq.
3. Nëse pretendon se po e mbron kundër të gjithëve, dmth kundër gjithë botës, (e që është absurd) atëherë i ka humbur të gjitha, edhe shtetin, edhe aleatët,…të gjitha. Por para së gjithash mendjen!!
Prej kujt po e mbron veriun Kurti?
Është mirë t’i tregojë popullit.