-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjini: Prej kujt po e mbron Kurti veriun?

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini thotë se Qeveria po tenton të krijojë armiq të paqenë me politikat e saj. Sipas tij, narracioni i Ekzekutivit “mbjell ndjenjën antiperendimore tek një pjesë e popullit”.

Gjini shkroi në Facebook se kryeministri Albin Kurti po e përçon mesazhin kinse Perëndimi po kërkon ndarjen e Kosovës dhe se ai po e mbron atë pjesë të vendit.

“PREJ KUJT PO E MBRON VERIUN DHE SI!? Meqenëse ndarja e kosovës është opcion i pamundshëm, sepse SHBA e edhe BE janë pastër kundër një zgjidhjeje të tillë e jo pse e mbrojmë me luftë, përrallat e komentatorëve pro pushtet se ‘nuk mund të pajtohemi me humbjen e veriut’ është tentim lajthitje e popullit, deri në mëkat ndaj tij”, shkroi Gjini mbrëmë.

“Përmes këtyre përrallave po tentojnë të krijojnë edhe armiq të paqenë, përderisa në të vërtetë mu politika e ndjekur nga Kurti është rreziku i vetëm për sovranitetin e Kosovës. Ky narracion e mbjell ndjenjën antiperendimore tek një pjesë e popullit, sepse në mënyrë të tërthortë dhe të rrejshme e përqon mesazhin se perendimi po e kërkon ndarjen e Kosovës, ndërsa Kurti kinse po e mbronë”, shtoi ai.

Kështu, Gjini thotë se “po tentohet të justifikohet prishja e marrëdhënieve me aleatët e vetëm të Kosovës, me efekte shkatërruese, deri në prishje reale”.

“Po kamuflohen edhe dështimet totale në qeverisje por për këtë një herë tjetër. Pyetja që duhet të shtrohet tani është: Prej kujt po e mbron veriun Kurti?”.

“Nëse thotë se e mbron prej Serbisë, duhet ta kishte ditur deri tani se nuk mundet pa aleatët (lexo pa SHBA)”, shkruan Gjini.

“Nëse thotë se po e mbron prej aleatëve (tmerrësisht gabim) atëherë është shndërruar në Don Kishot. Nuk po di kundër kujt po lufton, po çpik armiq”, shton ai.

Nëse pretendon se po e mbron vendin kundër të gjithëve, dmth kundër gjithë botës, e që Gjini thotë se “është absurd”, atëherë, shton ai, Kurti “i ka humbur të gjitha, edhe shtetin, edhe aleatët,…të gjitha. Por para së gjithash mendjen!!”.

“Prej kujt po e mbron veriun Kurti? Është mirë t’i tregojë popullit”, shkroi në fund nënkryetari i AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img