10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Gjini: Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese qeveria do të formohet shpejt

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini thotë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër shumë shpejt mund të krijohet qeveria e re e Kosovës.

Sipas tij kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar që të dërgojë emrin e mandatarit dhe kjo ka prodhuar një situatë të re.

“Mendoj se çështja është jo aq e lehtë por e fokusuar. Kushtetua e Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 e ka sqaruar që presidenti ka të drejt të jap mandatin një partie tjetër nëse partia më e madhe dështon me e krijua qeverinë ajo çka nuk është shkruar se sa kohë i ka partia e parë për ta dërguar emrin e mandatarit. Situata në Kosovës është goxha e qartë, zotëri Kurti ka refuzua me dërgua mandatar, dhe po refuzon me dërgua mandatar. Tani Gjykata Kushtetuese duhet të vendos se cila ka qenë koha ose a janë në rregull rrethanat në të cilat presidenti e ka mandatua zotërinë Hotin për kryeministër. Zotëri Kurti e ka bërë të qartë se nuk dëshiron me dërgua mandatar, ose donë me mbetur në detyrë vetë ose do me shkua në zgjedhje. Ndërsa, Kushtetua i jep të drejtë presidentit dhe Kuvendit me tentua me krijua qeveri të re. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese qeveria mund të krijohet shumë shpejt”, tha Gjini.

I pyetur se a ka gjasa që marrëveshja LDK-AAK-Nisma të shihet si mundësi për një koalicion parazgjedhor, Gjini tha se për këtë çështje nuk kanë biseduar, kurse nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me LDK-në në nivelin lokal.

“Nuk kemi biseduar për këtë çështje nëse një situatë e tillë ndodh atëherë të gjitha subjektet politike i shohin opsionet e veta…Besoj që nuk ka arsye të mos ndodh por do shohim në të ardhmen”, thotë nënkryetari i AAK-së.

Nënkryetari i AAK-së ka folur edhe për projektin e autostradës së Dukagjinit e cila ka qenë edhe ndër kërkesat kryesore të AAK për marrëveshjen me LDK-në.

“Sivjet është e pamundur me fillua një projekt i tillë, është bërë vonë ka problem me financa edhe sikur mos të kishin problem me financa është bërë vonë. Është votua buxheti pa autostradën e Dukagjinit. Ne kemi biseduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës që t’i shohim mundësitë e ndërtimit të kësaj autostrade, ta bëjmë me kosto më të ulët, sido që të jetë e mundur. Dukagjini ka nevojë jetike për këtë autostradë është gjysma e Kosovës që ka mbetur në rrugë të viteve 60’, 70’. Unë mendoj se gabim ka qenë insistimi që nuk duhet të ndërtohet edhe ne dëshirojmë që të bëhet me kosto sa më të vogël, nuk dëshirojmë kosto shtesë“, theksoi ai. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img