Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se në asnjë mënyrë nuk e krahason Albin Kurtin me diktatorin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
Por ai në Pressing të T7 ka thënë se në tyreza njerëzit po pyesin, duke thënë se veprimet e Kurtit po lënë shije të keqe.
“Mos të keqkuptohem, sepse unë kurrë nuk e krahasoj Kurtin me Millosheviqin, këto fjalët nuk janë vetëm të miat, por në tryeza po pyesin”, tha Gjini.
Ai shtoi se ka respekt për të gjithë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosjes si qytetar të Kosovës.
Por Gjini shtoi se para luftë në Gjakovë “kishte një kryetar serb me mbi 700 vota”.
“Askënd nuk mundemi me mbajt me zor duhet me kuptu këtë”, tha Gjini duke thënë se duhet dialog me komunitetin serb. “komuniteti serb duhet t’i ketë kryetarët e prokurorët e tyre”, tha Gjini.
Ai tha se në asnjë mënyrë nuk po bën krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, por shton se Qeveria duhet të ketë kujdes për shijen të cilën e lë.