Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës është shprehur me tone të ashpëra ndaj Kurtit duke parashtruar pyetjen se a është normal.
Gjini ka pyetur se si ka fytyrë Kurti ta akuzojë opozitën se po mbështet sindikatat kur të njëjtat i ka mbështetur vetë gjersa ishte në opozitë.
“Kur disa po vinë në pushtet po harrojnë që shteti nuk është i tyre, paratë nuk janë të tyre por të qytetarëve, taksapaguese dhe opozita nuk mund të jetë anti-shtet kur është kundër. Unë kurrë nuk kam qenë kundër shtetit”.
“Me iu thënë kryetarëve të komunave që janë kundër shtetit, a është normal more ky?! Me qenë kundër Albinit po i bjen që jemi kundër shtetit a”, tha Gjini në TV Dukagjini.