1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjini: Ka dokument franko-gjerman, e kam parë edhe unë me sytë e mi

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka folur për ekzistimin e një dokumenti franko-gjermanqë lidhet me marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se në dokument nuk shkruan që autorësia është frank-gjermane, por sipas tij, gjasat janë që dokumenti është dakorduar mes dy shteteve të BE-së, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për me thënë pak më ndryshe, po dokumentin natyrisht që e kam parë, kam pa edhe letër. Janë sjellë. Domethënë, besoni që ato letra që janë sjell, ato janë, nuk ka tjera. Nuk ma kanë dhënë diplomatët atë dokument mua, por ka kanale të cilat e përcjellin. Domethënë ka dokument të shkruar. Kërkund nuk shkruan autorësia, nuk shkruan franko-gjerman, por sipas të gjitha gjasave, është i dakorduar mes Francës dhe Gjermanisë”, ka deklaruar Gjini në Pressing.

Gjini ka thënë se sipas rregullave të pashkruara të diplomacisë në botë, dokumenti nuk ka mundur të jetë i padakorduar me SHBA-në, ngase, sipas tij, kjo do të shkaktonte një problem të madh ndërkombëtar.

“Unë kisha dashtë me thënë që unë nuk besoj, që Franca e Gjermania e prodhojnë një dokument dhe e lëshojnë, nëse është i tyre, pa e dakordu edhe me shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mos harroni, që atëherë do të ishim në problem të madh ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img