1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Gjini: Ik o Kryeminisër se na turpërove. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK-ut!

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa që të japë dorëheqje nga posti i tij.

Kjo pasi që sipas Gjinit, Kryeministri Mustafa është i pafuqishëm dhe se nuk po mund të emëroj ose shkarkojë ministra pa leje të Serbisë.

“Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

19 minuta më parëIsa Mustafa e ka një lajm: javën që vjen do të shkoj në Bruksel!

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë:

“Se Kosova nuk ka kryeministër e as qeveri u vërtetua edhe sot.
Kryeministri i Kosovës nuk po mund as të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa leje të Serbisë. Aq më tepër, Vuciq po ia shkarkon ministrat.
Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK.
Ik o Kryeminisër se na turpërove. Kosova nuk i ka borgj lëkurës sate.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img