Site icon PrishtinaPress

Gjini: Ideologjia e Vetëvendosjes komuniste, burri me musteqe i thotë Kurtit “babë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, ka thënë se ideologjia e Vetëvendosjes është “komuniste” e “totalitare”.

Gjini tha se kjo po manifestohet deri në atë pikë sa “burri me mustaqe i thotë Kurtit baba”.

Ai përmendi kohën e Enver Hoxhajt, ku pushteti komunist përmes prodhimit të filmave fajësonte të tjerët para atij pushteti.

“Sikur të ishte çka me tregu Kurti, kish fol ose për politikën e jashtme, ose për investimet, arsimin, shëndetësinë, çkado kish fol. Nuk ka çfarë të thotë, pos që me u kthy vitin 2021”, tha ai në T7 transmeton Klankosova.tv

“Pushteti i Enver Hoxhës në 1984 ka prodhu filma duke i shajtur ata që kishin ikë prej pushtetit para 30 vjete, ka vazhdu me prodhu propagandë sa të kqi janë ata. Ideologjia është komuniste, totalitare, ky njeri nuk e ka kuptu demokracinë dhe rezisotn me kuptu. I ka edukuar dhe disa njerëz që rezistojnë me kuptu, se në demokraci ka kompleksistet ka shumë media, shoqëri civile, që njerëzit mund të flasin. Ky nuk dëshiron me kuptu”, theksoi Gjini.

“Ky mentalitet po manifestohet, derisa siç po thotë Bekë Berisha një burrë vesh e m’vesh i thotë babë”.

Exit mobile version