1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Gjingjiq kërkoi të mos u bëhet publicitet varrezave masive të shqiptarëve të gjetura në Serbi”

Dje është shënuar përvjetori i 20’të i vrasjes së ish- Kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiq. Në Kosovë, ky përvjetor mori jehonë pas një postimi të Kryeministrit Albin Kurti, i cili u shpreh me tone pozitive për figurën e liderit serb.

“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci” shkroi Kurti, derisa tha se vrasësit e tij kishin marrë pjesë edhe në rrethimin e Jasharëve në Prekaz.

Por, në raport me Kosovën figura e Zoran Gjingjiq duket se nuk është aq “demokrate”. Nenad Canak lider i Partisë Social Demokrate në Vojvodinë ka zbuluar detaje nga një takim i Opozitës (DOS) në vitin 2001, disa muaj pas rrëzimit të Millosheviqit (ngjarje që njihet si Revolicioni i 5 Tetorit), ku Zoran Gjingjiq kishte kërkuar të mos u bëhet publicitet varrezave masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb të gjetura nëpër territorin e Serbisë.

Çanak duke rikujtuar takimin thotë se kjo çështje ishte hapur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Dusan Mihajloviq, i cili në një momet zyrtarëve të DOS u kishte thënë se nuk po mund të fle.

“Kur Dusko Muhajlovic (Çedo ti ke qenë aty, është fjala për liderin liberal serb Çedomir Jovanoviq), e tha këtë fjali: ‘Nuk mund të fle. Këtë duhet ta ndajë me ju. Ne i kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur e pashë çfarë kemi gjetur në to, më duhet ta ndajë me ju, që të merremi vesh që të më thoni cka të bëjmë me gjithë këtë” citon Canak fjalët e ministri serb, në një emision të një televizioni serb, të transmetuar para rreth 3 viteve.

Fjalët e Çanak i konfirmon edhe Jovanoviq duke thënë se bëhet fjalë për një takim në janar ose shkurt të vitit 2001.

“Çka të bëjmë me këtë , unë thashë nuk e kuptoj pyetjen, sepse ne nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish- regjimit, por t’i ndriçojmë, që bie të nesërmen konferencë për media me gazetarë nga njëri lokacion në tjetrin, që t’i shohin, që këto të incizohen edhe të shohim se çfarë do të bëjmë” shton Çanak.

“Atëherë, si quhet… Zoran Gjingjiqi, që rrinte pak anash sepse nuk donte që ta impononte mendimin e tij edhe pse ka pasur peshë të madhe tha jo, jo…këtë punë duhet hetuar por nuk duhet t’i japim shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një vend ku kur e fut lopatën në tokë nxjerr një kafkë fundi i citatit” thotë Çanak derisa i citon fjalët e ish-kryeministrit serb.

“Atëherë e kuptova që e kishim një problem serioz të brendshëm, ndoshta unë nuk e kisha kuptuar se cili ishte qëllimi i DOS’it ndoshta metoda me të cilën shkohej s’ishte e duhura, por e di një, në vend se këtu të bëhej prerja që të sqarohemi se çka kishte ndodhur.. sepse pas LDB aleatë nuk i fshehën kampet e përqendrimit në vendet që i kishin çliruar, por përkundrazi kishin sjellë njerëz nga vende tjera që të shohin me sytë e tyre se si dukeshin ato krime” kishte thënë Çanak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img