Site icon PrishtinaPress

Gjinekologu kosovar që u plagos sot po lufton për jetë

Gjinekologu kosovar, Premtim Gojani, i cili në mëngjesin e sotëm u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., është duke luftuar për jetën. Ai për momentin ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Amerikan.

Operimi pritet që të zgjasë edhe disa orë.

U plagos me tre plumba para derës së shtëpisë në lagjen “Marigona” të Graçanicës. Mjeku kosovar, Premtim Gojani, tash e disa orë gjendet në sallën e operacionit ku mjekët e Spitalit Amerikan janë duke bërë përpjekje që plumbat Gojanit t’ia nxjerrin nga trupi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me mjekun kosovar.

“Ai tash e një kohë është futur në operim në sallën e spitalit. Po pritet që të zgjasë operimi. Shpresojmë që ta kalojë sa më lehtë”, kanë thënë burime të Expressit.

Premtim Gojani, mjeku kosovar u plagos në mëngjesin e sotëm nga dhëndëri i tij F.F, 64 vjeç në sy të familjarëve.

Arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk të dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë. I dyshuari F.F., 64 vjeç, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Exit mobile version