1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjimnazi “Sami Frashëri” bëhet “Ahmet Gashi”

Ahmet Gashi” do të quhet gjimnazi i Shkencave Shoqërore në kryeqytet, cili më parë quhej “Sami Frashëri”.
Ky emër iu vendos kësaj shkolle me kërkesë të Lidhjes së Intelektualëve Shqiptarë me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, ministri Arsim Bajrami tha se është privilegj për nxënësit e kësaj shkolle që do të mësojnë në institucionin arsimor që do të bart emrin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Ahmet Gashi.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili morri pjesë në këtë ceremoni tha se kjo është më e pakta që institucioni që ai drejton mund të bëjë për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe zhvillimin e arsimit kombëtar që ka dhënë Ahmet Gashi i cili ka qenë drejtor i këtij gjimnazi në vitet e 40-ta, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img