Site icon PrishtinaPress

Gjilanin për bashkëpunim me Preshevën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës, ku është pritur nga kryetarja Ardita Sinani me bashkëpunëtorë.

Haziri tha se do të punoj dhe angazhohet konkretisht në mënyrë që rasti shqiptarëve të Kosovës Lindore të kuptohet drejtë në Prishtinë dhe obligimet të zbatohen.

“Kuvendi i Kosovës e ka për obligim që t’i miratojë disa nga rekomandimet finale të Rezolutës, që kanë të bëjnë me hapjen e zyrave lidhur me të drejtat e qytetarëve këtu, rishikimin e ligjit të shtetësisë, në nenin i cili po shkakton probleme për marrjen e dokumentacioneve dhe banimit”, tha Haziri.

Exit mobile version