Site icon PrishtinaPress

Gjilani po mbetet i zbrazët, mbi 4 mijë persona u larguan drejt vendeve të huaja

Shifra të larta të kosovarëve të cilët kanë ikur jashtë vendit pati edhe gjatë vitit që lamë pas.

Madje shqetësuese ishte rritja e këtyre numrave gjatë viteve të fundit.

Kosovarët vazhdojnë të shohin si zgjidhje të vetme shkuarjen në Evropë, apo edhe më larg si shkak i kushteve aspak të përshtatshme për jetesë në Kosovë.

Ndërsa nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ishte theksuar se Komuna e Gjilanit ka numrin më të madh të atyre që lëshuan vendin.

Nga Gjilani theksohet se janë larguar 4 mijë e 400 persona gjatë vitit të kaluar.

Kjo temë e ikjes sot është bërë temë diskutimi në Kuvendin Komunal të Gjilanit, asamblisti i Vatrës, Kushtrim Kadriu, në kohën e caktuar për pyetje ka pyetur kryetari Hyseni, se komuna e Gjilanit, është komuna me ikjen më të madhe në nivel të Kosovës dhe cila është strategjia e tij për ndaljen e kësaj dukurie pasi që sipas këtij trendi do të ikin të gjithë dhe do të mbetet vetëm dhe përmendoret.

Pas përfundimit të pyetjeve kryetari Hyseni, ka dhënë përgjigjen e tij duke thënë se është e vërtet se nga qyteti i Gjilanit, janë larguar 4400 persona është qyteti me më së shumti largime në Kosovë.

“E kuptoj është jashtëzakonisht shqetësuese numri i madh i qytetarëve që janë larguar nga vendi jonë, nëse adresimi juaj apo komenti juaj ka të bëjë me qeverisjen tonë një vjeçare, është si rezultat të cilët kanë ikur qytetarët, mendoj se është e padrejtë, jo e sinqert dhe nuk është e mirë të reagohet në këtë formë, probleme të cilat i kemi si vend dhe qytet, janë më serioze se qasjen mundemi ta kemi dhe në anën tjetër veprimet që duhet me i ndërmarrë nuk mundem me u përkthy në një rezultati të menjëhershëm që me u ndalë migrimi i qytetarëve për një vit as për dy vite, unë besoj se edhe për katër vitet do të jetë problem ndalja e trendit të ikjes së qytetarëve nga vendi jonë jashtë Kosovës, projektet të cilat i kemi nisë dhe po i realizojmë dalë ngadalë, kanë bëjnë për këtë për mirëqenien dhe rritjen e të punësuarve, me ngritjen e standardeve të jetës për parandalimin e ikjes së qytetarëve thotë Hyseni.

Exit mobile version