SC Gjilani po vazhdon të jetë shumë aktive në afatin kalimtar veror, tani duke nënshkruar me lojtarin nga Tetova, Sabit Bilali.
Klubi ka njoftuar marrëveshjen nëpërmjet rrjeteve sociale, me futbollistin që menjëherë është bashkuar në fazën përgatitore që po udhëhiqet nga trajneri, Ardian Nuhiu.
Sabit Bilali është 26-vjeçar, i lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Ai sezonin e kaluar luajti te skuadra shkupjane, Rabotnicki, derisa më herët është paraqitur edhe për Shkëndijen e Renovën.
Më herët ka pasur një aventurë dyvjeçare te skuadra e FC Shkupit, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Superiorën e Shqipërisë te Partizani i Tiranës.
Bilali u bë lojtar i Gjilanit sot, ku u prezantua nga Drejtori Sportiv, Ertan Demiri.
Marrëveshja e tetovarit me klubin gjilanas është për dy sezonet e ardhshme.