13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjilani i zyrtarizon përforcimet e fundit dhe i zbulon më të rejat në klub

Klubi i futbollit Gjilani i ka zyrtarizuar prurjet më të reja, ndërsa ka njoftuar edhe për përgatitjet e sezonit të ardhshëm dhe për situatën e lojtarëve aktualë të ekipit.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën për media, të lëshuar nga klubi kosovar.

“Sport Club Gjilani konfirmon ardhjet e përkohshme të futbollistëve Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti nga radhët e Kukësit. Klubet kanë gjetur akordin për këtë marrëveshje dhe me këtë rast shprehim falenderimet më të sinqerta për bashkëpunimin e ofruar nga FK Kukësi. Gjithashtu, konfirmojmë edhe arritjen e marrëveshjes me FC Ballkani për futbollistin Enea Koliçi, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese në garat evropiane.Të gjithë futbollistët e tjerë vazhdojnë të mbetur në lidhje kontraktuale me klubin dhe janë të regjistruar për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës. Klubi njofton se ekspedita kuq & bardh do të udhëtojë më datën 11 Korrik drejt Luksemburgut, me ç’rast do t’i zhvillojë dy seanca stërvitore para ndeshjes të datës 13 Korrik ndaj ekipit vendas Progres Niederkorn.Për detajet e ndeshjes kthyese do ju njoftojmë me kohë.” 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img