Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë vendosur sot gurthemelin e një projekti të rëndësishëm.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka deklaruar se bëhet fjalë për një projekt i cili përfshin, Qendër ditore për të moshuar, Bujtinë për studentë dhe Kuzhinë humanitare.
“Ky kompleks do të ofrojë: Shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë, dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty”, ka thënë Kastrati.