Po sipas policisë, i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Në të njëjtën kohë, mbrëmë në Gjilan ka ndodhur një tjetër plagosje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Të dy rastet janë kategorizuar si “tentim vrasje”.