Site icon PrishtinaPress

Gjilan, vdes punëtori që ra në makinën për përzierjen e betonit

Të hënën ka vdekur një punëtor si pasojë e lëndimeve të rënda nga rënia në makinën për përzierjen e betonit në Partesh të Gjilanit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në raportin 24-orësh të PK-së rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Partesh / 06.11.2023 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Exit mobile version