0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjilan: Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Gj. K., K. Z. dhe S. H., në kohëzgjatje prej 1  muaji.

Të pandehurit Gj. K. dhe K. Z. shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe S. K. shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 21.03.2017 në ora 17:40 minuta në Gjilan, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë të Drejtorisë së Hetimeve Kundër Trafikimit të Narkotikëve, në veturën e të pandehurve janë gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 12 kilogram e 453.3 gram.

Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerje posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img