Policia e Kosovës në Gjilan njofton se ka zbuluar që i dyshuari me inicialet B.K. me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e viktimës/të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro, të cilat me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare.
Bëhet e ditur se pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të dyshuarit, B.K. nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale.
I dyshuari është intervistuar dhe është ndaluar në qendrën e paraburgimit për 48 orë. Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartëcekur ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i Besimit”.