Është arrestuar personi i kërkuar nga policia me inicialet S.R.
Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë muajsh, për veprën penale “Dhunë në familje”.
I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.