Site icon PrishtinaPress

Gjilan: Arrestohet 24-vjeçari për disa vepra penale

Policia në Gjilan njofton se ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një 24-vjeçar me inicialet F.I. pasi janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Bëhet e ditur se gjatë arrestimit tek i dyshuari, pasi që i është bërë kontrolli i tij, janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gram substancë narkotike e llojit heroinë, të cilat do të përdoren si prova materiale në gjykatë.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë

Exit mobile version