Fenerbahçe ka shprehur interesim për portierin e Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.
“As Marca” ka raportuar se gjiganti nga Turqia ka nisur tashmë zyrtarisht bisedimet me Burnleyn për portierin dardan
Sipas mediumit turk, nëse transferimi i portierit të Bayern Munichit, Yann Somer, nuk ndodh, Murici pritet të nënshkruajë me Fenerbahçen.
Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.
Murici me Burnleyn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ai me skuadrën angleze së fundmi siguruan rikthimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 12 milionë euro, bazuar në të dhënat e “Transfermarkt”.
Aro Muric ka qenë pjesë e futbollit turk në sezonin 2021/22, si i huazuar nga Manchester City te Adana Demirspor.