Site icon PrishtinaPress

Gjiganti evropian do ta zyrtarizojë sot Lucas Hernándezin

Lucas Hernandez do t’i thotë lamtumirë sot Bayern Munichut.

Sipas ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, mbrojtësi francez do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Palët tashmë kanë arritur marrëveshje dhe transferi mund të realizohet sot, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi francez ka mbërri në kryeqytetin francez dhe për të PSG-ja do t’i shpenzojë 48-50 milionë euro.

Hernandez kishte pësuar lëndim të rëndë në Kupën e Botës në Katar dhe nga ajo kohë nuk ka mundur ta tregojë më veten.

Sidoqoftë, ai synon të rikthehet më i fortë në eksperiencën e tij të re në Paris.

Nga ana tjetër, gjiganti bavarez e ka gjetur pasardhësin e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kim Min-jae, i cili do t’i bashkohet klubit nga “Allianz Arena” sapo të zyrtarizohet kalimi i Hernandezit në PSG.

Exit mobile version